09:34 / E Martë, 02 Gusht 2022 / AR

​Bie numri i të hospitalizuarve me Covid

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur shifrat e pacientëve aktual që po marrin shërbime nëpër klinika e spitale në të gjithë Kosovën.

Ka shënuar rënie numri i të spitalizuarve me Covid-19 në kuadër të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme.

76 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19, bazuar në raportimet e datës 2 gusht 2022.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 26 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë