Bien në pranga dy persona në Pejë, iu konfiskohet kokainë, marihuanë e armë

Pas masave të fshehta të hetimit ndaj dy të dyshuarave meshkuj kosovarë, mbrëmë në Pejë është ekzekutuar urdhëri për kontroll, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale kokainë, marihuanë, fishekë, relole.
Sipas Policisë, kanë konfiskuar 838.2 gram marihuanë, kokainë 2.3 gram, 20 fishekë cal.7.62 mm, 10 fishekë cal.9 mm, një revole, dy peshore digjitale, një mulli për bluarjen e marihuanës, një veturë me targa vendore dhe 315 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit kujdestar, dy te dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin është ekzekutuar urdhër për kontroll i pranuar si rezultat i zbatimit të masave të fshehta të hetimit, ndaj dy të dyshuarave meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale: 838.2 gram marihuanë, kokainë 2.3 gram, 20 (njëzet) fishekë cal.7.62 mm, 10 (dhjetë) fishekë cal.9 mm, një revole, dy peshore digjitale, një mulli për bluarjen e marihuanës, një veturë me targa vendore dhe 315 € para te gatshme. Me vendim të prokurorit kujdestar, dy te dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.