75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

​Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Francë arrin në 26.380

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar edhe 70 raste të reja me fatalitet duke bërë kështu që numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në nivel vendi të arrijë shifrën 26 mijë e 380.

Presioni në njësitë e kujdesit intensiv vazhdon të lehtësohet, por 22.569 njerëz vazhdojnë të mbeten të shtruar në spitale sot si pasojë e infeksionit me koronavirus, përfshirë 2.776 raste të rënda në kujdesin intensiv.

Ndryshe, Franca ka paraparë dalje nga izolimi nga dita e hënë, 11 maj, në vend të datës 1 korrik që ishte paraparë më herët.