08:43 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

​Bill Clinton feston 75-vjetorin e lindjes

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 75-të. Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Clinton është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Babai i tij Williama Jeffersona Blythea i Riu të cilin ai nuk e njohu kurrë, ishte agjent tregtar dhe humbi jetën në një aksident automobilistik tre muaj para se të lindte Billi. Pas vdekjes së të atit Billi dhe nëna e tij kuptuan se babai i tij ishte i martuar edhe me sëpaku edhe tri gra tjera në të njejten kohë dhe se Billi kishte edhe një vëlla dhe një motër nga babai, të cilët nuk i takoi kurrë.

Si fëmijë i vogël Billi jetoi më të ëmën, Virginia Cassidy Blythe, dhe me prindërit e sajë në Hope. Kur Billi mbushi një vjeç e ëma e tij shkoi në New Orleans për t’u shkolluar për infermiere-anesteziologe dhe dy vitet në vijim për Billin u kujdesën prindërit e së ëmës. Kur Billi i kishte mbushur 4 vjeç e ëma e tij u martuar me Roger Clinton, shitës automobilash në Hope dhe Billi mori emrin William Jefferson Clinton. Dy vite më vonë prindërit u shpërngulën në Hot Springs, Arkansas.