75 Mall Live Search
07:20 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

​Bindi me paraqitjet e tij, Rexhbecaj vazhdon kontratën me Wolfsburgun

Futbollisti shqiptar ka pasur një sezon pozitiv me skuadrën nga Bundesliga.

Wolfsburgu dhe Elvis Rexhbecaj janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2023.

Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili ende nuk ka vendosur se më cilën kombëtare do të luajë, që prej moshës 12-vjeçare është pjesë e “ujqve” dhe ndihet në borxh ndaj tyre për atë që ka bërë në karrierë deri më tani.

“I detyrohem gjithçka Wolfsburgut në aspektin sportiv”, tha Rexhbecaj pasi nënshkroi kontratën.

“Këtu kam pasur mundësinë të zhvillohem në nivele të larta dhe në kushtet më të mira. Wolfsburg prej shumë kohësh është kthyer në shtëpi për familjen time dhe mua”. “Kështu që ishte e qartë se doja ta vazhdoja kontratën këtu dhe të bëj më mirën time”, është shprehur mesfushori për faqen zyrtare të klubit.

Rexhbecaj këtë sezon është aktivizuar në 23 ndeshje në Bundesligë, 12 prej të cilave i ka nisur si titullar. Mesfushori ka arritur të provojë edhe shijen e golit dhe e ka bërë diçka të tillë në një ndeshje ndaj Schalkes, që Wolfsburgu e ka humbur me rezultatin 2-1. /Indeksonline/