75 Mall Live Search
09:59 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

​Bislimi kërkon nga ATK-ja masa rigoroze ndaj bizneseve, që manipulojnë me çmimet

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, sot gjatë një vizite sot në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) ka kërkuar masa rigoroze ndaj bizneseve, të cilat disa prej tyre po e keqpërdorin situatën e fundit për ngritje të çmimeve.

Bislimi tha se situata e fundit nga rreziku i koronavirusit, nuk duhet të keqpërdorët ose shfrytëzohet për pasurim të biznese, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin e shtetit.

Ministri Bislimi ftoi ATK-në që të jetë në terren dhe të marrë masa ndaj atyre që bëjnë vepër penale për ngritjen e çmimeve.

Edhe Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, tha se do të respektojnë të gjitha kërkesat e Qeverisë për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Të mos keqpërdoren situatat me qëllim të përfitimit. Do të bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë e Shtetet. Nga nata e mbrëmshme ka raste që janë ngritur çmimet. Ne do të bëjmë inspektim në terren. Do të jemi të pakompromis ndaj atyre që keqpërdorin këtë situatë”, tha Murtezaj.