Bislimi: Nëse Thaçi e shkel Kushtetutën duke mandatuar Mustafën, do të shkarkohet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të mendojë mirë për veprimet që i ndërmerr për formimin e qeverisë pa shkuar në zgjedhje. Pasi ka kaluar koha kur e shkel Kushtetutën dhe nuk për përballesh me konsekuencat.
Kështu thotë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi.
Për këtë, sipas Bislimi presidenti Thaçi nuk e ka aq të lehtë të shkel Kushtetutën për t’i dhënë pushtet, Isa Mustafës, pasi përgjegjësia i bartet atij.
“Presidenti nuk e ka aq me lehtësi të shkel kushtetutën për me ia dhënë pushtetin Isa Mustafës, apo ndonjë tjetri. Barrën dhe përgjegjësinë do të marrë presidenti”, thotë Bislimi.
Bislimi i cili është edhe ministër në detyrë i Financave thotë se partitë tjera politike nuk po dëshirojnë të njohin vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit.
Derisa thekson se mesazhi i tyre është se çfarëdo fitore në zgjedhje, në tavolinë e marrim qeverisjen.
“Një grup i vogël të njerëzve që dëshirojnë mos me njoft vullnetin e qytetarëve. Me këtë vendim nëse këta shkojnë me shkel kushtetutën mesazhi është i qartë. Mundeni me bërë çka dush në zgjedhje, ne në tavolinë iu marrim prapë qeverisjen. Për arsye se e kemi kushtetutën që e kontrollojmë. Kjo s’guxon me ndodhë”, thotë ai.
Bislimi mes tjerash e arsyeton shkeljen e kushtetutës, nga ana e kryeministrit Kurti me rastin e vendimit për kufizim të lëvizjes.
“Ka kaluar koha kur ke mundur me shkel kushtetutën dhe me pështu pa konsekueca. Kushtetuta po vendoset me u shkel për me u shkel besimi i qytetarëve. Këta po thonë po mirë edhe Kurti e ka shkelur kushtetutën që ka marrë disa masa të kufizimit të lëvizjes. Duhet me kuptuar kontekstin, ato i kemi marrë për me shpëtua jetën e qytetarëve”, thotë ai.
Në letrën e pestë që presidenti, Hashim Thaçi ia ka dërguar dje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka konstatuar se kryeministri në detyrë nuk e ka shfrytëzuar mundësinë që pas 4 letrave të propozojë mandatarin për formimin e qeverisë.
Dhe për këtë, sipas tij tashmë do ia jap mundësinë për formim të qeverisë secilës parti që dëshmon se ka shumicën parlamentare.