15:46 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Blen mallin e vjedhur, arrestohet

Policia e Kosovës në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, ka arrestuar më 30.09.2020 të dyshuarin M.B. (1992) për blerje të mallit tё vjedhur.

Me këtë rast policia ka siguruar urdhër kontroll për bastisje nga Gjykata Themelore ne Prishtinё dhe gjatё bastisjes ka identifikuar dhe konfiskuar materialin e vjedhur, i cili do të shërbejë si provë materiale në lidhje me rastin, njofton Policia e Pejës.