75 Mall Live Search
19:50 / E Hënë, 01 Gusht 2022 / AR

​Blinken: Kthimi në marrëveshjen e vitit 2015, rezultati më i mirë për botën

Kthimi në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mbetet rezultati më i mirë për SHBA-në, Iranin dhe botën, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Ai në një konferencë mbi mospërhapjen e armëve bërthamore në Kombet e Bashkuara përsëriti paralajmërimin e SHBA se Koreja e Veriut po përgatitej të kryente testin e saj të shtatë bërthamor.

Presidenti Joe Biden tha më herët se Uashingtoni është gati të paraqesë një marrëveshje të re të armëve bërthamore me Rusinë dhe i bëri thirrje Moskës të demonstrojë aftësinë e saj për të negociuar me mirëbesim.