16:03 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

​”Boeing 787-900″ aterron dhunshëm për shkak të tymit në kabinë

Aeroplani “Boeing 787-900”, i linjës Melburn-Los Anxhelos, pas shfaqjes së tymit në kabinën e pilotëve, u detyrua të aterrojë në ishullin e Kaledonisë së Re në lindje të Australisë.

Aeroplani me 256 pasagjerë aterroi pa probleme në qytetin e Noumou dhe sipas autoriteteve përgjegjëse për aeroportin, pasagjerët zbarkuan në mënyrë të sigurt.

“Kishte tym dhe ne u ulëm pas 30 minutash. Ishte një ulje e lehtë”, tha një nga udhëtarët për ‘Daily Mail’.

Një stacion radio lokal njoftoi se nuk kishte lëndime dhe se udhëtarët do të kalojnë natën në Numei./Indeksonline/