75 Mall Live Search
20:20 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

​Borrell: Serbisë dhe Kosovës i duhen më shumë marrëveshje

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Joseph Borrell ka deklaruar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi duhet të jenë më shumë se sa një lehtësim i lëvizjes apo komunikimit.

Ai ka thënë se Serbisë dhe Kosovës i duhen më shumë marrëveshje dhe më shumë bashkëpunim.

Borrell në një letër drejtuar përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, ka shkruar edhe për heqjen e tarifës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, duke e cilësuar si zhvillim pozitiv për marrëdhëniet në rajon që mund të nxis vazhdimin e dialogut.