18:55 / E Hënë, 28 Nëntor 2022 / LB

​Brazili kualifikohet në fazën tjetër, Zvicra na i siguron drithërimat në ndeshjen e fundit

Brazili e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 për të siguruar plasmanin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.

Në një ndeshje shumë të luftuar që nga minuta e parë, ishte Casemiro ai që ia siguroi tre pikë vendit të tij dhe kualifikimin në fazën tjetër.

Mesfushori i Manchester United realizoi gol të bukur në minutën e 83-të, pas asistimit nga Rodrygo.

Me gjashtë pikë të mbledhura pas dy ndeshjeve, Brazili vazhdon tutje, kurse Zvicra do ta kërkojë fazën tjetër në ndeshjen e fundit të grupit G ku do të ballafaqohet me Serbinë.