75 Mall Live Search
11:56 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

​Brunei heq dorë nga dënimi me vdekje për homoseksualët

Shteti i Bruneit ka hequr dorë nga miratimi i ligjit të propozuar muajin e kaluar për dënimin me vdekje të personave që kapen duke bërë marrëdhënie intime me partnerë të gjinisë së njëjtë. Dënimi me vdekje ishte parashikuar të kryhej përmes goditjeve me gurë.

Udhëheqësi i këtij shteti, Sulltani Hassanal Bolkiah, vendosi ta shtyjë afatin e moratoriumit për zbatimin e dënimit me vdekje sipas legjislacionit të ri. Ky vendim erdhi pas reagimit të gjerë ndërkombëtar, përfshirë bojkotimet dhe protestat e figurave të njohura.

Në Brunei nuk është kryer asnjë ekzekutim që nga viti 1957. Sidoqoftë, muajin e kaluar Brunei solli një interpretim të ri dhe më të rreptë të ligjit islamik, të njohur si Sheriat.

Homoseksualizmi është vepër e dënueshme në Brunei. Para propozimit të ri, ajo dënohej me burgim deri në dhjetë vjet. Rreth dy të tretat e popullsisë së Bruneit prej 420 mijë banorësh janë myslimanë.

Ky shtet i vogël i Azisë Juglindore e filloi zbatimin e Sheriatit për herë të parë në vitin 2014, duke e krijuar një sistem dypjesësh të drejtësisë, i cili përbëhet nga Sheriati dhe ligjet tradicionale.

Sipas legjislacionit të ri, veprat si dhunimi seksual, tradhtia bashkëshortore, grabitjet dhe fyerjet ndaj profetit Muhamed dënohet me vdekje. Përndryshe, vjedhja dënohet me prerje të dorës, shkruan “BBC”. /Indeksonline/