17:16 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

​Bruto prodhimi italian do të bie 11 për qind deri në fund të vitit

Italia është vendi që do të ketë recesionin më të madh midis vendeve të Bashkimit Evropian pas pandemisë Covid-19, shkruan revista ‘Europe Today’, duke iu referuar vlerësimeve të fundit të Komisionit Evropian.

Sipas këtyre vlerësimeve, GDP e Italisë do të jetë më e ulët 11 për qind deri në fund të vitit, që është një rënie e krahasuar me të gjitha vendet e tjera të BE-së, ku do të jetë rreth 8 për qind.