13:55 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Bujqësia, do të vazhdojë të jetë një nga sektorët kyçë të zhvillimit ekonomik, në Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual me ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa, ku u diskutua në lidhje me mundësitë për rritjen e mëtutjeshme të këtij sektori dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa, potencoi se sfidat më të mëdha me të cilat agro-prodhuesit po përballen gjatë pandemisë COVID-19 vijnë nga rënia e shitjeve të produkteve bujqësore, e megjithatë u shpreh i kënaqur se ky sektor ka rritur eksportin në tregje ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe.

Ai tha se për të siguruar se bujqësia do të ketë zhvillim të vazhdueshëm, përveç dyfishimit të buxhetit për subvencione, po investohet edhe në aspektin e ujitjes.

Për më tepër, kreu i Ministrisë së Bujqësisë theksoi se përmes një bashkëpunimi me Bankën Botërore një investim në krijimin e një master-plani të rrjetit të ujitjes është në përfundim e sipër, i cili do të identifikojë zonat bujqësore të cilat kanë nevojë për ujitje.

Mustafa foli edhe për planet për krijimin e një strategjie 7-vjeçare për zhvillimin e bujqësisë, ku shtoi se njëri ndër prioritet është edhe krijimi i fondeve për siguri bujqësore marrë parasysh shkatërrimet nga kushtet klimatike.

Fatmir Selimi, drejtor i programit AGRO të USAID, theksoi rëndësinë e bujqësisë për ekonominë e Kosovës duke përmendur ndikimet pozitive që ka ky sektor.

Ai potencoi se qasja e programit të cilin drejton është prezantimi i teknologjive të reja bujqësore, fuqizimi i marrëdhënieve me partnerë strategjik dhe rritja e besimit të konsumatorëve lokal, regjional, dhe ndërkombëtarë në produktet kosovare.

Sipas tij është vitale që të rritet vetëdija e rëndësisë të sektorit të bujqësisë si dhe të inkurajohen të rinjtë kosovar për tu bërë pjesë e tij pasi që bujqësia ka potencial të madh për zhvillim ekonomik shtetëror dhe vetanak.

Mark Wood, këshilltar i lartë në programin AGRO të USAID, potencoi se ndryshimi i perspektivës negative për bujqësinë si sektor me pak potencial për të ardhura, ka hapur dyert për rritjen e cilësisë së produkteve vendore, gjë që ka ndikuar në depërtimin e tyre në tregjet e huaja.

Ai u shpreh i kënaqur se me këto ndryshime rrënjësore tregjet ndërkombëtare tani po kthehen nga Kosova për të përmbushur nevojat e tyre për produktet të cilat i ofron ky sektor. Sipas tij, fermerët dhe partnerët strategjikë duhet të mbështeten më shumë nga Qeveria, në mënyrë që të promovohet imazhi i Kosovës si shtet me potencial të madh dhe produkte bujqësore të cilësisë së