Cavani i pakënaqur te PSG
Sulmuesi i PSG-së, Edison Cavani është i palumtur me pozicionin e tij te kampionët e Francës.
Uruguaiani nuk ka arritur të gjejë formën më të mirë që prej transferimit të Mauro Icardit gjatë afatit veror.
Kjo ka bërë që sulmuesi të jetë i pakënaqur nga gjiganti francez, transmeton Indeksonline.
Kontrata e tij me klubin skadon në verën e ardhshme, por PSG nuk po tregon dëshirën për ta shitur lojtarin.
Për Cavanin gjatë afatit veror ka pasur disa interesime nga kampionati italian./Indeksonline/