75 Mall Live Search
18:36 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

​Çdo Mercedes-AMG GT 4-Door mund të duket sikur ka 630 kuaj fuqi

Ndërsa vazhdojnë diskutimet rreth dizajnit të Mercedes-AMG GT 4-Door, një gjë në lidhje me këtë sedan nuk po diskutohet – performanca.

Në kulmin e ofertës në versionin GT 63 S, konkurrenti i Porsche Panameri, ka një motor V8 binjakë-turbo 4.0 litërsh që zhvillon 630 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Me këtë motor, kjo makinë përshpejton nga vendi deri në 100 km/h për 3,1 sekonda me një shpejtësi maksimale prej 320 km/h. Natyrisht, jo të gjithë mund ta përballojnë këtë version, por Mercedes ka pasur kujdes që të paktën varianti i tij më i lirë të duket po aq “i shpejtë”.