75 Mall Live Search
14:29 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

​City informon Bayern për çmimin marramendës për Sanen

Manchester City e ka informuar Bayern Munich, për çmimin e sulmuesit Leroy Sane.

Bayern është munduar gjatë afatit veror ta transferojë gjermanin, por transferimi dështoi sepse anglezi po vuan nga një lëndim në gju.

Sane pritet të rikthehet nga ky lëndim në muajin shkurt, transmeton Indeksonline.

Sipas mediave gjermane, “bavarezët” kërkojnë blerjen e lojtarit gjatë afatit dimëror.

City është i gatshëm të bëjë biznes, nëse gjiganti gjerman paguan vlerën prej 100 milionë euro./Indeksonline/