15:26 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

​‘Çmendet’ United, gati 300 milionë euro për të rindërtuar skuadrën

Manchester United ka bërë gati shifrën prej 300 milionë eurove për të rindërtuar skuadrën.

Gjatë këtij sezoni “Djajtë e Kuq”, kanë qenë në formë shumë të dobët, gjë që ka bërë që të kërkohet blerja e lojtarëve.

United ka për synim blerjen e sulmuesit të Lyon, Moussa Dembele dhe mesfushorit të Leicesterit, James Maddison, transmeton Indeksonline.

Por nëse kjo gjë nuk pranohet nga klubet në afatin dimëror, atëherë janë të gatshëm të presin deri në verën e ardhshme.

Tjetër mesfushori i përmendur është edhe mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez./Indeksonline/