22:48 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

​Covid-19 në botë, rreth 4 milionë të infektuar dhe 273 mijë viktima

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në rreth 4 milionë, përkatësisht 3,950,454 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 271,799.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 77,559 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 30,615, Italia me 30,201 viktima, Spanja me 26,299, dhe Franca me 25,987.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633.

Në Shqipëri janë shënuar 31 viktima dhe janë infektuar 850 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,367,334 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,3 milion raste aktive që presin të shërohen.