David Hancko kalon tek Atletico Madrid pas dështimit të transferimit në Arabinë Saudite

Mbrojtësi i Feyenoord David Hancko më në fund përfundoi largimin e tij nga skuadra holandeze.
Mbrojtësi sllovak ishte gati të bashkohej me ekipin e Arabisë Saudite AI Nassr në dy raste, por të dyja marrëveshjet dështuan.
Ai tani ka përfunduar një transferim tek Atletico Madrid për gjithsej 30 milionë euro për gjithsej katër vjet, raporton KosovaPress.
Transferimi i dytë i propozuar i Hancko tek AI Nassr dështoi në një mënyrë të çuditshme. Mbrojtësi dhe Feyenoord kishin përshtypjen se marrëveshja ishte përfunduar, dhe për këtë arsye, Hancko kishte udhëtuar për në Austri për t’u bashkuar me skuadrën e AI Nassr në kampin stërvitor.
Megjithatë, pas mbërritjes, doli që ai nuk ishte i mirëpritur në kamp, vetëm disa ditë pasi ranë dakord për kushtet personale me klubin.