75 Mall Live Search
11:53 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​De Biasi mbetet pa skuadër

Gianni De Biasi mbetet sërish pa punë.

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare ishte shumë pranë stolit të Iranit, por në fund, përfaqësuesja e vendit aziatik ka zgjedhur si trajner të ri Dragan Skoçiqin duke lënë sërish të papunë italianin me pasaportë shqiptare. 

De Biasi i cili që prej largimit të tij nga Shqipëria ka pasur vetëm një eksperiencë të shkurtër te Alaves në Spanjë, fillimisht u përfol për të marrë drejtimin e Italisë, më pas emri i tij u përmend si trajner i Polonisë, ndërsa tentativa për De Biasin bënë edhe Australia e Ekuadori.

Tashmë së fundmi ish-tekniku i kuqezinjëve ishte shumë pranë stolit të Iranit, por si përfundim edhe përfaqësueja aziatike e la thatë, duke zgjedhur një tjetër trajner dhe duke zhgënjyer për disatën herë Gianni De Biasin.