75 Mall Live Search
20:32 / E Mërkurë, 23 Mars 2022 / AR

​Dëmtim muskular, Amir Abrashi humb ndeshjen ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare ka kryer edhe seancën e radhës në ditën e tretë të grumbullimit në Barcelonë, ku po përgatitet për dy ndeshje miqësore të muajit mars ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Nga kampi kuqezi bëhet e ditur se trajneri Edi Reja nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e Amir Abrashit i cili për shkak të një dëmtimi muskular nuk do të mund të paraqitet në asnjërën prej këtyre dy ballafaqimeve, përcjellë KosovaPress.

Ndaj Spanjës Shqipëria luan më 26 mars kurse më pastaj e pret Gjeorgjinë më 29 mars.