19:47 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Deputetët pinë duhan në Kuvend, Osmani kërkon evidentimin e tyre dhe dërgimin në inspektoriat

Derisa po vazhdon debate për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar administratës që të evidentojnë deputetët që po e shkelin ligjin për duhanin dhe atë t’ia dërgojnë në inspektoriatit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“E ftoj administratën që të evidentojnë deputetët që po e shkelin ligjin për duhanin atje mbrapa dhe atë t’ia dërgojmë inspektoriatit të Ministrisë së Shëndetësisë, ashtu siç jemi merr vesh me ministrin e Shëndetësisë”, tha ai.

Debati për heqjen e reciprocitetit me Serbinë po vazhdon në Kuvendin e Kosovës.