15:19 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

​Deputetët të painteresuar për të dëgjuar versionin e ish-ministrit Shatri për privatizimin

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, po ka “telashe”, me kuorumin.

Gjatë intervistimit të ish-ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, anëtarët e komisionit Shkumbin Gashi, Doruntinë Maloku, Fidan Rekaliu, kanë lëshuar sallën ku po mbahet mbledhja.

Dhe numri i atyre që po vazhdojnë të qëndrojnë në sallë nuk e bën numrin e nevojshëm për vazhdimin e intervistimit.

Në mungesë kuorumi kryetari i komisionit Hajrulla Çeku e ka mbyllur komisionin. Intervistimi i tij do të caktohet në një mbledhje të radhës brenda shtatë ditësh.