75 Mall Live Search
12:51 / E Hënë, 28 Mars 2022 / MSH

​Deputeti i LVV-së: Ata që janë prekur nga rritja e energjisë është më e vogël seç është menduar

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka bërë të ditur se në bazë të dhënave të para, shkalla e amvisërisë dhe atyre që janë prekur nga rritja e energjisë është më e vogël seç është menduar.

“Nga të dhënat e para, shkalla e amvisërive dhe atyre që janë prekur nga rritja e energjisë është më e vogël seç është menduar. Ardhja e pranverës e ulë konsumin e energjisë dhe uljes së energjisë së importuar”, tha ai.

Në seancën e sotme plenare, Muja, kërkoi edhe riorientim të zinxhirin të furnizimit të grurit të importuar

“Kërkojmë riorientim të përpjekjeve për të riorientuar zinxhirin e furnizimit të grurit të importuar. Varësia e importit të grurit nga Rusia dhe Ukraina e instaluar në dekadën e fundit duhet të ri mendohet si për arsye ekonomike, ashtu edhe për arsye gjeopolitike. Është momenti i duhur që gjithë akterët të shfrytëzojnë kanale të reja të furnizimit nga ShBA dhe BE, neto eksportues të grurit dhe ushqimit”, tha ai