17:52 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

​Der Spiegel: Si e fshehu Kina koronavirusin nga OBSH-ja?

Kina ka bërë presione ndaj Organizatës Botërore të Shëndetit për të deklaruar se koronavirusi “nuk transmetohet nga një person te tjetri”, në kohën kur sëmundja u shfaq për herë të parë.

Sipas raportit në të cilin revista Der Spiegel është bazuar nga të dhënat e afërta me inteligjencën gjermane BND, Kina kërkoi nga OBSH-ja që të shtyjë paralajmërimin për pandeminë globale pas shpërthimit të Covid-19 në dhjetor të vitit të kaluar.

Në raport thuhej se më 21 janar, presidenti i Kinës Xi Jinping kërkoi nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus që të shmangte informimin për infeksionin nga njeriu në njeri dhe të shtynte paralajmërimin mbi epideminë.”

OBSH nga ana e saj ka hedhur poshtë këto pohime.