Dështon miratimi i projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar projektligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Mazhoranca votoi kundër miratimit të tij, ndërsa pro u shprehën deputetët opozitarë.
Në anën tjetër, Kuvendi sot miratoi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Pas përfundimit të pikës për TVSH, Kuvendi mbylli punimet dhe u vendos që pikat e tjera të rendit të ditës të vazhdojnë në seancën e radhës.