12:58 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / MSH

​Dhjetë pacientë në Infektivë, asnjë në spitalet e përgjithshme

Në spitalet e përgjithshme nuk ka pacientë të shtrirë nga COVID-19, kurse në Qendrën Klinike Universitar të Kosovës janë të shtrirë 10 pacientë.

Katër nga ta të konfirmuar me COVID-19, kurse 6 të tjerë post-COVID-19.

Në Klinikën Infektive janë 9 pacientë ku tre prej tyre janë me oksigjenoterapi, kurse në Mjekim Intensiv është një tjetër pacient.