75 Mall Live Search
14:44 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / F.R

​DhTIK – anëtare kandidate e zgjerimit në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është përzgjedhur anëtare kandidate e zgjerimit (Enlargement Candidate Member – ECM) në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian (EESC).

Me këtë hap, Dhoma, si përfaqësuese e qindra bizneseve në Kosovë, do të kontribuojë në hartimin e opinioneve të EESC-së që lidhen me organizatat e shoqërisë civile dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Përzgjedhja nga EESC, përfaqëson një njohje të rëndësishme ndërkombëtare për rolin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit, si dhe një mundësi e drejtpërdrejtë për të kontribuar në proceset konsultative dhe politike të Bashkimit Evropian.

DhTIK mbetet e përkushtuar që, përmes këtij angazhimi, të avancojë zërin e sektorit privat të Kosovës dhe të kontribuojë në procesin e integrimit evropian të vendit.