10:59 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / k.v

​Digjen tri vetura, në Prishtinë

Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer mesditën e djeshme në kontejnerët e mbeturinave në Prishtinë, janë djegur tri vetura.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.