Digjet një shtëpi në Malishevë, vdes një grua mbi 50 vjeçe
Në fshatin Goriq të Malishevës është djegur mbrëmë një shtëpi dhe si pasojë ka mbetur e vdekur një grua mbi të 50-t.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta i cili theksoi se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.
“Rasti i zjarrit është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Goriq, Malishevë. Viktima rreth 53-54-vjeçare. Shkaku i zjarrit nuk dihet”, ka thënë Graishta.

