Dita e barabartë me natën, pas një ore ndodh ekuinoksi i vjeshtës

Sot në orën 20:19 të mbrëmjes do të ndodhë ekuinoksi i vjeshtës.
Dielli do të jetë lart mbi ekuator, dhe orët e ditës dhe të errësirës do të jenë të barabarta në të gjithë botën, duke shënuar mbërritjen e vjeshtës në Hemisferën Veriore dhe të pranverës në Hemisferën Jugore.
Saturni do te “përshëndesë” fenomenin, i dukshëm në kushte optimale. Planeti është në pikën e tij më të afërt me Tokën, shkruan ANSA.
Kjo do të thotë që Toka është e rreshtuar midis Diellit dhe Saturnit, i cili për këtë arsye duket kryesisht, i ndritshëm.
Ekuinoksi ndodh kur Dielli arrin pikën e tij më të lartë në ekuator dhe rrezet e tij bien pingul me boshtin e rrotullimit të Tokës.
Në atë moment, kudo në planet, dita dhe nata janë të barabarta.
Meqenëse gjatësia e vitit diellor nuk korrespondon saktësisht me kohën që i duhet Tokës për të përfunduar një orbitë rreth Diellit, ekuinoksi vjeshtor nuk është në të njëjtën ditë çdo vit, por ndryshon midis 21 dhe 24 shtatorit.
Duke pasur parasysh periudhën kryesisht, aktive të Diellit, pritet që në gjerësi të larta gjeografike të ndodhë aurora borealis intensive – për shkak të të ashtuquajturit efekt “Russel-McPherron”, transmeton ATSH.
Së fundmi, duke marrë parasysh periudhën kryesisht, aktive në të cilën ndodhet Dielli aktualisht, pritet të ndodhë aurora borealis intensive – në gjerësi të mëdha gjeografike për shkak të të ashtuquajturit efekti ‘Russel-McPherron’.
Efekti Russell-McPherron parashikon që rreth ekuinoksit, gjeometria e fushës magnetike të Tokës mund të ndryshojë, duke lejuar hyrjen e grimcave të ngarkuara nga Dielli, më lehtë.