21:32 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

​Djali i Vuçiqit infektohet me koronavirus

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se djali i tij Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.

“Biri im ishte infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.