11:40 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​DnV: S’ka parregullsi në Istog por ka pak votues

Demokracia në Veprim ka vlerësuar se procesi i votimit në komunën e Istogut ka filluar pa vonesë dhe po vazhdon pa ndonjë parregullsi.

Albert Krasniqi nga DnV, tha se po monitorojnë procesin e zgjedhjeve në Istog me një ekip mobile dhe deri tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.

“Ekipet tona mobile nuk kanë raportuar për ndonjë parregullsi apo vonesë. Procesi është duke shkuar normalisht, mirëpo po vërehet një dalje e ultë për të votuar, mbase është edhe mëngjesi gjykuar që të jenë më vonë në vendvotime“, tha ai.

Ai shtoi se pavarësisht që ka qenë një procesi i lodhshëm për qytetarët për shkak se po votohet për të treten herë, ata duhet të dalin dhe të vendosin për qeverisjen e ardhshme.

Përndryshe, janë 49.150 qytetarë me të drejt vote që kanë mundësi të votojnë sot për kryetarin e komunës së Istogut.