75 Mall Live Search
07:11 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

​Dogana e Kosovës fillon punën në Durrës

Sot në portin e Durrësit mbahet ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në port.

Ceremonia zyrtare mbahet në ora 13:00 në Portin e Durrës.

Në këtë ceremoni nga Qeveria e Kosovës marrin pjesë:

Fatmir Limaj, zv.kryeministër dhe njëheri koordinator kombëtar  i dy qeverive, Bedri Hamza, ministër i Financave, Bahri Berisha, drejtor i Doganës së Kosovës .

 Ky ishte një premtim i kamotshëm i Qeverisë shqiptare, e cila fillimisht kishte premtuar që porti i Shëngjinit do të jetë në funksion të plotë të Kosovës, por ky premtim nuk u bë asnjëherë realitet.