Donacionet për eliminimin e minave, Osmani ndan mirënjohje për nxënësit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas ka takuar një grup nxënësish dhe mësimdhënësish nga “Imagine International Academy”, të cilët ndër vite kanë grumbulluar donacione për eliminimin e minave në Kosovë.
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me organizatën HALO Trust, duke u fokusuar në heqjen e minave të vjetra tokësore në Kosovë
Gjatë këtij takimi presidentja Osmani i ka falënderuar për kontributin dhe në shenjë mirënjohjeje ua ka ndarë një mirënjohje.
Ndryshe, presidentja Osmani po vazhdon vizitën e saj disaditore në SHBA, ku Republika e Kosovës këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë në Dallas të Teksasit për t’i thelluar raportet me SHBA-në dhe shtetet pjesëmarrëse nga kontinenti afrikan.