75 Mall Live Search
19:29 / E Enjte, 31 Mars 2022 / MSH

​Draghi: Kina mund të luajë një rol të madh në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Kryeministri i Italisë, Mario Drahghi ka thënë se Kina mund të luajë një rol të madh në zgjidhjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Duke folur përpara një samiti online me pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian dhe Kinës, Draghi tha se Kina mund të bëhet një nga lojtaret kryesore në afrimin e të dyja palëve, raporton atsh.

Kina është aleate e Rusisë dhe nuk e ka dënuar ende sulmin e Moskës ndaj Ukrainës. Pekini ka kritikuar vazhdimisht zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.