Drita kërkon përmbysjen ndaj Copenhagenit në “Fadil Vokrri”

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte skenë e një ndeshjeje të zjarrtë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Drita do të përballet me skuadrën daneze Copenhagen, në ndeshjen e kthimit që nis në orën 20:00.
Takimi i parë i zhvilluar në Danimarkë përfundoi me fitoren 2-0 të vendësve, duke vendosur Dritën në një pozitë jo të lehtë.
Megjithatë, skuadra gjilanase është e vendosur të japë gjithçka në fushë për të realizuar një përmbysje të madhe dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane.
Përkrahja e tifozëve pritet të jetë e madhe në “Fadil Vokrri”, ku atmosfera do të jetë elektrizuese në përkrahje të bardhekaltërve./Indeksonline/