17:07 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Dumoshi: Kam ndërmarr nismën për ndërtimin e kullës së Komandantit Sali Çekaj

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se ka ndërmarr nismën për ndërtimin e kullës së Komandantit Sali Çekaj.

Këtë lajm ajo e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, ku ka thënë se Sali Çekaj ishte personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual, njeri i pendës dhe pushkës.

Ky është statusi i saj i plotë:

Sot, bëra homazhe para shtatores së Heroit Sali Çekaj.

Dëshiroj t’i informoj qytetarët e Deçanit dhe më gjerë, se kam marrë nismën për ndërtimin e kullës së Komandantit Sali Çekaj.

Sali Çekaj ishte personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual, njeri i pendës dhe pushkës. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit dhe u kthye nga mërgimi për të rënë heroikisht në fushën e nderit në Betejën e Koshares.

Personalitetet si Sali Çekaj, nuk harrohen kurrë dhe kanë zënë vend në historinë e re të Kosovës.

Çdo gurë i ndërtuar në Kullën e Sali Çekajt, është dëshmi e luftës për lirinë e Kosovës, ku gjeneratat e reja do të përkulën para jetës dhe veprës së tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Sali Çekaj!