75 Mall Live Search
23:49 / E Martë, 26 Prill 2022 / MSH

​Dy të arrestuar për vrasje në tentativë

Policia në Mitrovicë sonte ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale vrasje në tentativë.

V.B. (26) dhe A.B. (33) dyshohet se rreth orës 17:00, në Bare të Mitrovicës, si pasojë e përleshjes me mjete të forta, u kanë shkaktuar lëndime trupore tre ankuesve, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se nga të dyshuarit në drejtim të drejtim të ankuesve është shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarës në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë dhe një fishek.

Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra, me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje dhe lëndim i lehtë trupor.