75 Mall Live Search
12:12 / E Hënë, 25 Prill 2022 / MSH

​Dy yjet e Real Madridit në dyshim për përballjen me Cityn

Dy yjet e Real Madridit Casemiro dhe David Alaba thuhet se nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë një seancë të plotë stërvitore përpara ndeshjes së “Los Blancos” në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt të martën.

Skuadra e Carlo Ancelottit udhëton në Angli për t’u përballur me skuadrën e Pep Guardiolës në “Etihad Stadium” këtë javë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Alaba raportohet se po vuan nga një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë, ndërsa Casemiro nuk është paraqitur për “Los Blancos” që nga ndeshja e tyre e dytë çerekfinale kundër Chelseat.

Sipas “Marca-s”, pasi të dy lojtarët janë përfshirë në skuadrën e Ancelottit për të udhëtuar në Mançester, Casemiro dhe Alaba do të përballen me një test të fitnesi për të vlerësuar nëse mund të luajnë të martën në mbrëmje.

Mbrojtësi i majtë Ferland Mendy gjithashtu nuk është paraqitur në fushë që nga përballja me Chelsean në “Bernabeu”, por francezi është i sigurt se do të jetë mjaftueshëm i aftë për të luajtur nga fillimi..

Real Madridi po tenton të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2018.