16:25 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / AR

​Dybala-Inter, argjentinasi blen shtëpi në Milano

Paulo Dybala thuhet se ka blerë një shtëpi të re në Milano, afër selisë së Interit, duke nxitur edhe më shumë spekulimet se ai do të nënshkruajë me “Nerazzurrët” në verë.

Argjentinasi do të largohet nga “Allianz Stadium” në fund të kontratës së tij në qershor dhe kampionët në fuqi të Serie A duket se janë në pole position për të siguruar shërbimet e tij.

“Nerazzurrët” nuk kanë bërë ende një ofertë zyrtare për të nënshkruar me “La Joya”, por Dybala nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkimit me rivalët më të mëdhenj të Juventusit gjatë verës, përcjellë KosovaPress.

Sipas “Calciomercato.com”, Dybala ka blerë një shtëpi të re në Milano, afër selisë së Interit. Dybala nënshkroi kontratën muajin e kaluar dhe mund të transferohet në apartamentin e tij të ri në javët e ardhshme nëse nënshkruan me “Nerazzurrët”. Kjo nuk do të thotë se Dybala me siguri do t’i bashkohet gjigantëve të Serisë A, por konfirmon se sulmuesit argjentinas i pëlqen qyteti dhe nuk do ta kishte problem të jetonte atje.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, ka qenë në bisedime me agjentin e sulmuesit prej disa muajsh dhe do të vendosë në tryezë ofertën e tij në ditët në vijim.