15:35 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

​Edhe 936 viktima të reja nga koronavirusi në Britani

Numri i vdekjeve në Britani të Madhe nga koronavirus është rritur përsëri në azhurnimin e fundit ditor për krizën që e ka vendosur vendin në mbyllje për 16 ditë dhe e ka lënë kryeministrin Boris Johnson në kujdes intensiv

Bilanci i vdekjeve me COVID-19 është rritur me 936 në 7172 pas ditës më vdekjeprurëse, ndërsa numri i mëparshëm ishte 6.159.

Anglia ka regjistruar më së shumti vdekje (6,438), e ndjekur nga Skocia (366), Uellsi dhe Irlanda Veriore.

Kryeministri Johnson mbetet në kujdesin intensiv në një spital në Londër, ku u tha se ishte në “humor të mirë”.