75 Mall Live Search
08:16 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

​Edhe minatorët e “Trepçës” kërkojnë rritje të pagës përmes grevës

Minatorët e minierës së “Trepçës” kanë në grevë, ku po kërkojnë rritje të pagave.

Ndërrimi i parë i minatorëve nuk ka hyrë në minierë të punojë, po ashtu edhe ndërrimi i dytë e ka mbështetur ndërrimin e parë, duke vazhduar me grevë.

Arsyet e grevës janë pakënaqësitë ndaj institucioneve shtetërore të cilat, sipas tyre, nuk kanë përmbushur kërkesat e tyre, të bëra më parë.

Sindikata e minatorëve ka njoftuar se greva do të vazhdojë edhe sot, ku kërkesa kryesore është rritja e pagave deri 20 për qind, ndërsa kanë edhe kërkesa të tjera.