21:20 / E Diele, 02 Tetor 2022 / AR

​Ekspertët besojnë se qeni i Paris Hilton u kap nga çakalli i uritur

Paris Hilton po i jep fund kërkimit për qenin e saj të zhdukur pasi ekspertët besojnë se ai u kap nga ndonjë kafshë grabitqare.

Trashëgimtarja 41-vjeçare ofroi një shpërblim prej 10.000 dollarësh për kthimin e Diamond, 6-vjeçare, pasi qeni u zhduk nga shtëpia e saj në Hollywood Hills më 14 shtator.

Një burim i përfshirë në kërkim tha për gazetën Mail on Sunday se Paris Hilton është shumë e trishtuar pasi Diamond nuk është gjetur pavarësisht një kërkimi masiv.

“Është shumë e trishtueshme, por Paris po arrin në përfundimin se mund të mos e shohë më kurrë Diamond Baby. Që nga fillimi ka qenë gjithmonë frika se, për shkak të terrenit, Diamond Baby mund të ketë rënë viktimë e çakejve të egër. Ka pasur një valë rekord të nxehtit në Los Anxhelos dhe këto kafshë grabitqare po vijnë në lagjet e banuara duke kërkuar ushqim dhe ujë, pasi po ngordhin urie.”

Pavarësisht përfundimit të trishtuar, Paris “nuk ka hequr dorë nga shpresa” se ka ende një mundësi që qeni i saj të kthehet një ditë.

Një mik i familjes tha se Paris kurrë nuk do të heqë dorë nga Diamond Baby.

Paris, e cila është e martuar me Carter Reum, ftoi ekspertë të ndryshëm përfshirë edhe një detektiv, për të gjetur kafshën e humbur, por deri më tani pa dobi.

“Ne kemi punësuar një detektiv për kafshët shtëpiake dhe po kërkojmë qenin që ta gjejë me dron tani. Unë po bëj gjithçka në fuqinë time për ta kthyer atë. Kushdo që ka dashur ndonjëherë një kafshë shtëpiake dhe ka humbur një kafshë shtëpiake do ta kuptojë këtë dhimbje që po ndjej – zemra ime është thyer”.

“Unë kam qenë në lot, aq e trishtuar dhe e dëshpëruar. Ndjej sikur një pjesë e imja mungon dhe asgjë nuk është e njëjtë pa të këtu. Diamond Baby është gjithçka ime, me të vërtetë si një vajzë për mua. Ne ishim të pandarë, ajo ishte mikja ime më e mirë”, ka thënë Hilton.

Ylli i “This Is Paris” apeloi për këdo që ka informacion që mund ta ndihmojë në ribashkimin e saj me qenin e saj për të kontaktuar dhe se do të ketë një shpërblim.