75 Mall Live Search
09:38 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / MSH1

​Emocion në Speciale: Katërshja e UÇK-së përshëndet familjarët para nisjes së seancës

Me hapjen e perdes që ndan galerinë nga salla e gjyqit, katërshja e UÇK-së kanë përshëndetur familjarët e tyre, që sot kanë ardhur në numër të madh në ndërtesën e Speciales.

Secili, gjatë kohës sa pritej të hynte në sallë trupi gjykues, kanë shikuar në anën e majtë të tyre dhe u kanë buzëqeshur e përshëndetur me dorë ata.

Rexhep Selimi është parë duke ia bërë “zemrën” me dorë të afërmëve të tyre.

Sot po merr pjesë në galeri gruaja e tij, Shqipe Selimi.

Në orën 09:00 ka nisur seanca me parashtrimet e mbrojtësit të viktimave.

Më pas avokatët do të kenë mundësi të bëjnë komentet e tyre lidhur me deklaratat e ZPS-së që janë dhënë të hënën.

Pas pushimit të drekës janë paraparë deklarimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.