Enrique flet për incidentin me Joao Pedron

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka minimizuar incidentin fizik me sulmuesin e Chelseat, Joao Pedro, pas humbjes 3-0 në finalen e Kupës së Botës për Klube. Pas një debati mes Donnarummës dhe Joao Pedros, Enrique u pa duke shtyrë brazilianin, çka shkaktoi përplasje mes lojtarëve dhe stafit të dy ekipeve.
“Situata të tilla duhen shmangur. Kishte shumë tension dhe presion”, deklaroi Enrique, duke e konsideruar incidentin si një moment emocional pas një disfate të rëndë.
Chelsea dominoi takimin, me Cole Palmer, që shënoi dy herë dhe asistoi për golin e tretë të Pedro-s. PSG-ja, që kishte mposhtur Real Madridin 4-0 në gjysmëfinale, u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes pasi Joao Neves reagoi dhunshëm.
“Ishte një ndeshje ku gjithçka shkoi keq për ne”, u shpreh Enrique pas sfidës.