18:47 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​EULEX kërkon që sundimi i ligjit të jetë prioritet në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha sot se forcimi i sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, do të jetë një ndër prioritetet e institucioneve të Kosovës.

Ajo këto komente i bëri gjatë takimit me shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, nga i cili pranoi urimet e tij për detyrën e re në krye të Kuvendit.

Osmani ritheksoi qëndrimin e saj se fokusi i institucioneve të vendit do të jetë i orientuar kryesisht drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Ndërsa, Wigemark u pajtua plotësisht që sundimi i ligjit duhet të jetë prioritet në Kosovë.

Duke përmendur metodologjinë e re të zgjerimit të Komisionit Evropian, e cila e vendos sundimin e ligjit si element themelor për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, Wigemark shprehu vullnetin për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe E ULEX-it në funksion të këtij qëllimi.