Falsifikuan dokumente të Ministrisë së Infrastrukturës, arrestohen 6 persona
Tre shtetas të Kosovës dhe tre të Shqipërisë janë arrestuar në pikëkalimin kufitar Vermicë, nën dyshimin se kishin falsifikuar dokumentet e lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës, për qëllim të përfitimit personal.
Sipas policisë, dëshmitë janë mbledhur dhe me vendim të prokurorit rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.